Uji Dea

Kastrati, së bashku me Rrahman Rama, vizitojnë punimet në urën e fshatit Hajnoc

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, Kolonelin Stephen Rose, si dhe Nënkolonelin Rifat Maloku, vizituan punimet në urën e fshatit Hajnoc. Kjo urë e cila u dëmtua si pasojë e vërshimeve të fundit, ka lënë të bllokuara mbi 10 fshatra, të cilat nuk kanë pasur mundësi qasjeje në komunën tonë.

Për sanimin e kësaj gjendje, komuna e Kamenicës, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës, u angazhuan për një zgjidhje sa më të shpejt të këtij problemi.

Mobi Casa

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është duke u bërë një punë e mrekullueshme nga ana e FSK-së, të cilët po mundësojnë qasje të lëvizjes për banorët e kësaj ane.
“Nga vërshimet e fundit, komuna jonë pati dëme të mëdha, sikurse dëmtimi i urës në Hajnoc. Pata kënaqësinë që sot të pres në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe Kolonelin Stephen Rose, me të cilët vizituam nga afër punimet e urës në Hajnoc. Rregullimi dhe rifunksionalizimi i kësaj ure, për ne do të thotë shumë, sepse të gjithë banorët e bllokuar të kësaj ane, do të mund të lëvizin lirshëm”, shtoi mes tjerash Kastrati.

Ndërsa, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënanti, Rrahman Rama, tha se është detyrë e jona që të ndihmojmë qytetarët tanë kur ata kanë nevojë.
“Është në interes të të gjithë komunitetit këtu që jetojnë, si dhe obligim dhe detyrë e jona, që në çdo formë kurdo që qytetarët e vendit kanë nevojë, ne jemi këtu për ta. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që t’i përgëzojmë për punën dhe angazhimin e palodhshëm që janë duke e bërë këto ditë FSK”, u shpreh mes tjerash Gjenerallejtnant Rrahman Rama./rajonipress/