Fundamenti

Kastrati qytetarëve: Ju lutem mos krijoni panik, ndiqni udhëzimet me përpikëri dhe rrini në shtëpi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Me familjet e prekura nga virusi SARS-CoV-2, jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe tashmë kemi marrë të gjitha masat e nevojshme ka thënë Qëndron Kastrati.

”Tri herë në ditë u dërgojmë ushqim për të ngrënë, u kemi siguruar termometra për matjen e temperaturës, materiale mbrojtëse dhe të gjitha medikamentet e nevojshme. Ju lutem mos krijoni panik, ndiqni udhëzimet me përpikëri dhe rrini në shtëpi. Mos dilni nëse nuk e keni të domosdoshme. Këtë sfidë do e kalojmë bashkë” ka shkruar Kastrati.

RCCOLA

Të enjtën pas rasteve të reja në Kamenicë, ka qëndruar mikrobiologun Lul Raka, njëherësh edhe koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Diskutuam në lidhje me hapat që do ndërmarrim dhe ai na ofroi bashkëpunimin e tij të plotë në menaxhimin e kësaj situate që po e kalojmë. Unë, z.Raka dhe gjithë stafi mjekësor e kemi një lutje për ju. Qëndroni në shtëpi, sepse vetëm kjo na ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virusit” ka shkruar Kastrati./rajonipress/