FIDANISHTJA

Kastrati: Punimet për ndërtimin e shkollës profesionale po zhvillohen me dinamikë të shpejt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka vizituar punimet e shkollës profesionale.

I pari i komunës ka thënë se këto punime po zhvillohen me dinamikë të shpejtë dhe se pritet të përfundojnë në muajin gusht të këtij viti.
“Super dinamikë në punimet e shkollës profesionale, e cila sipas kompanisë do të përfundojnë në gusht të këtij viti. Bashkë me Samir Salihun nga organizata “Qëndresa Kosovare” dhe kolegë nga kabineti, vizituam nga afër punët që po kryhen dhe na njoftuan me hapat që do ndërmirren tutje”, ka thënë ai.

UBT

Ndër të tjera Kastrati ka falënderuar investitorin si dhe ka uruar nxënësit për këtë shkollë.
“Falënderoj Bader Muhamed Alajami për investimin, dhe uroj që për nxënësit tanë të jetë vend i zhvillimit të dijes e karrierës profesionale”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj vizite të pranishëm ishin edhe Samir Salihu nga organizata “Qendresa Kosovare”, shefi i kabinetit të kryetarit Meriton Ramabaja, udhëheqësja e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Vildane Maliqi, si dhe udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Margarita Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.