Kastrati priti në takim njoftues përfaqësues të KFOR-it amerikan

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Qëndron Kastrati falënderoi për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim për një jetë të qetë për të gjithë qytetarët e Kamenicës.

“Synimi im është integrimi i komuniteteve në shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë” ka thënë Kastrati.

Mobi Casa

Kapiten znj.Lewis e uroi kryetarin për marrjen e detyrës duke i uruar sukses në mandatin qeverisës dhe njëherit ofroi gatishmërinë e KFOR-it amerikan për komunën e Kamenicës dhe qytetarët e saj./rajonipress/