UBT

Kastrati pret në takim zv. ministren e Arsimit të Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka pritur në takim Zëvendësministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinin.

Kastrati bashkë me zv.ministren Shahini kanë vizituar Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë dhe bashkë me stafin dhe nxënësit kanë shkëmbyer përvojat në aspektin e arsimit.

Gjatë takimit është diskutuar për kurrikulën shkollore dhe mundësitë e shkëmbimit të teksteve mes Kosovës e Shqipërisë.

Eco Higjiena

Sipas kryetarit Kastrati, shkëmbimi i teksteve shkollore mes dy shteteve do t’i ndihmonte arsimit jashtëzakonisht shumë.
“Gjithashtu, diskutuam për binjakëzimin e shkollave me mundësi që nxënësit të kryejnë një pjesë të shkollimit të mesëm në Shqipëri e Kosovë”, tha ai.

Ndër të tjera, i pari i komunës tha se takimet e këtij niveli do t’i bëjnë më të shpeshta, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Kosovës e Republikës së Shqipërisë./rajonipress/