Kastrati pret në takim përfaqësuesit e IKQL-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe kanë diskutuar në lidhje me sfidat e fuqizimit të nivelit lokal.

Përfaqësuesit e këtij instituti vizituan komunën tonë në kuadër të mentorshipeve që ofron KLGI për komunat partnere që kërkojnë asistencë profesionale dhe teknike i dalur nga projekti “Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme”.

Në këtë takim, theks të veçantë pati diskutimi rreth komunave si Kamenica që kanë territor të madh nën administrim dhe buxheti nga Qeveria ndahet në bazë të numrit të banorëve.

UBT

Kryetari Kastrati ua prezantoi atyre konceptin e funksionimit të Kamenicës me bashkëpunimin ndëretnik dhe ndërkulturor, si synim të përbashkët në integrimin dhe fuqizimin e nivelit lokal.

Ai tha se fokusi i tij është rregullimi i reformave në arsim, përforcimi i politikave të bashkëpunimit në mes Komunës së Kamenicës dhe Komunave në Evropë dhe zhvillimi ekonomik.

Kastrati bashkë me përfaqësuesit e KLGI-së ranë dakord që ditëve në vijim t’i vizitojnë komunat që janë model në thithjen e fondeve zhvillimore./rajonipress/