FITORJA

Kastrati pret në takim një ekipë me epidemiologë, mikrobiologë e mjek nga Gjilani, shprehin gatishmëri ta mbështesin Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha, drejtoren e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Suna Zajmi – Krasniqi dhe u.d i QKMF-së Besim Beqiraj, kanë pritur në takim një ekipë nga Gjilani të përbërë prej Drejtoreshës së QRSHP-së në Gjilan mikrobiologen Ajhane Sefiu, epidemiologen Burbuqe Shkodra, specialisten e ekologjisë, Hidajete Halimi, specialisten e mikrobiologjisë Saide Bekteshi si dhe Drejtorin Klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit anasteziologun Ukshin Ismajli.

Në këtë takim janë shkëmbyer përvojat nga të dy anët lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së virusit SARS-CoV-2.

Qëndron Kastrati ka falënderuar këtë ekipë për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar për Kamenicën.
“Ju falënderoj për gatishmërinë. E di që jeni në ballë të kësaj lufte. Ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë punën e secilit prej jush. Pas kësaj sfide, shoqëria do të gëzoj respekt edhe më të madh ndaj mantelbardhëve”, ka thënë Kastrati.

ARKATANA

Epidemiologia Burbuqe Shkodra ka thënë së bashku do ta tejkalojnë edhe këtë sfidë.
“Ne shpresojmë që do ta kalojmë edhe këtë sfidë të gjithë së bashku. Bashkëpunimi me banorët e fshatit Topanicë nuk mungon. Jemi në kontakte të vazhdueshme me ta përmes telefonit. Janë të përgjegjshëm në përcjelljen e temperaturës. Na raportojnë dy herë në ditë”, ka thënë ajo.

Në fund ata u shprehën të gatshëm të ndihmojnë Komunën e Kamenicës me kapacitetet që i kanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.