Mobi Casa

Kastrati pret në takim ministrin Matoshi dhe ministrin Lluka

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka pritur në takim Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Ata vizituan punimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të projekteve që mbështeten nga këto dy ministri.

UBT

Fillimisht vizituan kompleksin e fushave sportive në shkollat e mesme, projekt ky në bashkëpunim me MMPH-në, Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”, që po renovohet në kuadër të programit për efiçiencë nga MZHE dhe në fund vizituan punimet që janë duke u bërë ne lagjen Malësia për rregullimin e ujësjellësit, trotuarit, ndriçimit publik dhe kanalit atmosferik, i cili është në bashkëfinancim me MMPH-në.

“Me ministrin Matoshi dhe ministrin Lluka do të kemi edhe bashkëpunime të tjera në vitin 2019 në kuadër të ministrive qe ata drejtojnë, e që ato projekte do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, u shpreh Kastrati./rajonipress/