RCCOLA

Kastrati pret në takim ministrin Likaj, diskutojnë për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në takim Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, dhe kryesuesen e komisionit parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Në këtë takim është diskutuar për çështjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21 dhe riorganizimin e shkollave në Kamenicë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se me ministrin Likaj janë dakorduar që fillimi i procesit mësimor të jetë në bashkërendim mes institucioneve qendrore dhe lokale.

Mobi Casa

“Sot në Kamenicë pritëm ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryesuesen e komisionit parlamentar për arsim Valentina Bunjaku-Rexhepi. Në këtë takim diskutuam për procesin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020\2021 dhe çështjen e riorganizimit të shkollave në komunën tonë. Me ministrin Likaj, u dakorduam që koordinimi i procesit mësimor të jetë në bashkërendim mes institucioneve qendrore dhe lokale”, ka thënë ai.

Ministri Ramë Likaj ka thënë se kanë hartuar planin se si do të duhej të fillonte mësimi për vitin e ri shkollor.
“Ne i kemi analizuar të gjitha situatat, po ashtu kemi shikuar edhe modelet e vendeve të tjera dhe kemi hartuar planin. Mirëpo jemi duke pritur përkrahje financiare nga Qeveria e Kosovës, për t’iu ndihmuar komunave”, ka thënë ai./rajonipress/