Fundamenti

Kastrati pret në takim koordinatorin e organizatës TIKA, Hasan Burak Ceran

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati bashkë me ekipin e tij ka pritur në takim koordinatorin e organizatës turke TIKA, Hasan Burak Ceran.

Para ca ditësh kryetari Kastrati kishte vizituar këtë organizatë dhe ua ka prezantuar disa projekte që janë emergjente për Kamenicën. Me këtë rast, koordinatori i TIKA-s Burak Ceran u takua me kryetarin dhe vizituan objektet që Kastrati ua ka prezantuar për intervenim.

“Jam shumë i kënaqur që po ju vizitoj në Kamenicë, në një qytet të këndshëm e një staf kaq të ri”, u shpreh Burak Ceran.

I pari i Komunës i sqaroi për specifikat dhe veçoritë e Kamenicës dhe bashkë me Burak Ceran i vizituan ish qendrën rinore në Kamenicë, shkollën fillore “Fan.S.Noli”, objektin e gjinekologjisë dhe konviktin e nxënësve.

RCCOLA

Burak Ceran u shpreh se do të mundohet të i ndihmoj komunës në lidhje me konviktin e nxënësve dhe repartit të gjinekologjisë në vitin 2019.

Ai kërkoi që Komuna e Kamenicës t’i përgatisë një listë të aparaturave për repartin e e gjinekologjisë.

Pas kësaj Kastrati e Buran Ceran vizituan edhe mullinjtë me erë në Kikë, të investuara nga organizata GURIS.

TIKA e GURIS diskutuan mundësitë që këto dy organizata të bashkëpunojnë në të ardhmen për një investim të mundshëm në Kamenicë./rajonipress/