UBT

Kastrati pret në takim Avdullah Hotin, diskutojnë për gjendjen në Kamenicë pas situatës së krijuar nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me dy Nënkryetarët, Faton Jakupi dhe Bojan Stamenković, si dhe Shtabin Emergjent Komunal, sot ka pritur në takim Kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe stafin e tij. Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me dëmet e shkaktuara në Komunën e Kamenicës pas vërshimeve.

I pari i Komunës, Qëndron Kastrati, tha se i kanë drejtuar kryeministrit kërkesat e tyre, duke treguar se situata është nën kontroll.

“Sot pritëm në vizitë kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin, me të cilin vizituam disa nga lokalitetet e prekura nga vërshimet në komunën tonë.
Z. Hotin e njoftova mbi gjendjen në të cilën ndodhet Kamenica dhe dëmet e shkaktuara pas reshjeve atmosferike, të cilat më së shumti kanë qenë në infrastrukturë”, tha Kastrati.
Gjithashtu Kastrati tha se komuna është në procedura për formimin e Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve.

“Si komunë, shumë shpejt do të formojmë komisionet për vlerësimin e dëmeve, dhe të njëjtat raporte nga vizitat në terren do t’i përcjellim edhe në Qeveri”, shtoi ai.

Uji Dea

Ndërkaq Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, tha se ka vizituar fshatin Koretin për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

“Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, vizitova fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit. Dua të ritheksoj se, është shumë me rëndësi që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve, e institucioneve që të reagojnë në raste të tilla. Me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve”, tha Hoti.

Gjithashtu, gjatë ditës Kryetari Kastrati ka mbajtur edhe një takim virtual me Asocacionin e Kryetarëve të komunave së bashku me Kryeministrin në detyrë./rajonipress/