Kastrati po qëndron në Shqipëri, njihet me problemet e bashkive

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Bashkë me udhëheqësin e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, zotin Besnik Muçiqi Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, znj. Majlinda Krasniqi dhe koordinatoren e ZIMB-it z. Arta Jerliu, vizituam bashkinë e Tiranës, Kamzës dhe Fierit.

Ky takim kishte për qëllim që të njihemi më afër me këto bashki, t’i njohim sfidat dhe problemet që ballafaqohemi e njëkohësisht t’i shikojmë mundësitë për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Në takimin me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Arbjan Mazniku, Drejtoreshën për Turizëm dhe Promovim të Investimeve e Këshilltaren e Krybeshkiakut Veliaj, diskutuam në lidhje me nisjen e bashkëpunimit dhe gjetjes së mbështetjes me fokus në fushën e zhvillimit ekonomik, reformën në edukim dhe shkëmbimit të përvojave në promovimin e turizmit.

KKVITI

Pas vizitës në Tiranë u takuam me kryetarin e bashkisë së Kamzës z.Xhelal Mziu dhe kryetarin e bashkësisë së Fierit, z.Armando Subashi. Me kryetarin Mziu ramë dakord që ta bëjmë binjakëzimin e Komunës së Kamenicës me Bashkinë e Kamzës, në mënyrë që ta përmirësojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Zoti Mziu tha se është i gatshëm për fillimin e procedurave për binjakëzim dhe të startojmë sa më shpejt për shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve.

Ndërkaq, me kryetarin e Bashkisë së Fierit z.Subashi diskutuam kryesisht në lidhje me fushën e bujqësisë e blegtorisë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Me këtë rast u dakorduam që të kemi kontakte më të shpeshta dhe t’i shohim të gjitha mundësitë për bashkëpunim në nivel komunal.

U jam mirënjohës për mirëpritjen dhe gatishmërinë që kanë për të na ndihmuar në të gjitha aspektet!/rajonipress/