Uji Dea

Kastrati: Pandemia nuk njeh nacionalitet, jemi afër qytetarëve pa dallim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Pandemia nuk njeh nacionalitet. Të gjithë bashkë po punojmë pa ndalë, që të jemi afër qytetarëve pa dallim ka thënë Qëndron Kastrati.

Me nënkryetarin Stamenkoviç dhe koordinatorin e shtabit emergjent Basha, takuam vullnetarët nga komuniteti serb të cilët po na ndihmojnë në shpërndarjen e pakove ushqimore e higjienike për komunitetet pakicë.

Mobi Casa

Deri më tani, janë shpërndarë 87 pako për familjet nga komuniteti serb dhe 65 pako për familjet nga komuniteti rom. Falënderojmë organizatën IOM dhe gjithë donatorët e tjerë, ndërkohë që angazhimi i ynë vazhdon edhe për familjet e tjera ka shkruar Kastrati./rajonipress/