Kastrati: Nuk ka liri pa luftë, nuk ka luftë pa çlirimtarë

Kamenicë – UÇK nuk është histori individuale por periudha më e lavdishme dhe gurthemeli i të ardhmes demokratike të shtetit të Kosovës ka shkruar Qëndron Kastrati.
Postimi i Qëndron Kastratit
Çlirimtarët tanë i bashkoi revolta ndaj shtypjes së vazhdueshme të shqiptarëve nga regjimi i Millosheviçit. Ata ishin një trup i vetëm. Nuk ishin individë. Ata i bashkoi ideali. Ideali i gjithë popullit të shtypur, i cili shtypej deri në dehumanizim.
Andaj, aktakuza ndaj krerëve më të lartë të UÇK-së janë sulm ndaj të drejtës së popullit për liri e pavarësi.
Ky proces do të jetë precedent i rrezikshëm, simbolikë universale e ndërtimit të mekanizmave artificialë që do të mirëmbajë shtypjen e cilitdo popull duke mos lejuar bashkimin kundër forcave tirane.