RCCOLA

Kastrati: Një nga kontribuuesit e zhvillimit të shoqërisë sonë, në të gjitha fazat janë edhe personat me nevoja të veçanta

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Bashkë me përfaqësuesen e organizatës Handikos, Hyrmete Morina dhe përfaqësues tjerë të kësaj organizate, diskutuam shumë çështje në shënimin e kësaj dite. Jam i vetëdijshëm që ky komunitet përballet me shumë barriera në jetën e përditshme, i nënshtrohet shumë më shumë kushteve të rënda e përballet me diskriminim në baza ditore. Por, nuk duhet të harrojmë se një nga kontribuuesit e zhvillimit të shoqërisë sonë në të gjitha fazat është edhe kjo kategori ka thënë Qëndron Kastrati.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit

Ne vazhdimisht po mundohemi që të ofrojmë kushte më të mira e komunitet gjithëpërfshirës. Sipas mundësive që kemi për dy vite me radhë kemi subvencionuar organizatën Handikos (rreth 18 mijë euro), që t’ua lehtësojmë angazhimet ditore. Si një nga komunat me buxhet tejet të ulët, akoma po përballemi me probleme të infrastrukturës bazike! Buxheti që ndahet për Kamenicën, është i pamjaftueshëm në raport me kërkesat e qytetarëve! Por, po mundohemi që të krijojmë zgjidhje me atë se çka kemi në dispozicion, prandaj në projektet e infrastrukturës: asfaltim e ndriçim të rrugëve, kemi vendosur kritere për prioritetizim, e që njëra nga ato kritere ishte nëse në atë lokalitet ka persona me nevoja të veçanta. Po përkushtohemi që në projekte të reja, të parashihen qasje për karroca dhe toalete, si dhe do të mundohemi të bëjmë çka është e mundshme të implementojmë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të gjitha ligjet që janë në fuqi në Kosovë.

KKVITI

Unë do vazhdoj të punoj për gjithëpërfshirje, dhe do të jem i vëmendshëm në politika zhvillimore që përfshijnë të gjitha nevojat, duke filluar nga buxhetimi, arsimimi, infrastruktura, shërbimet shëndetësore, informimi e gjithçka tjetër.

Sfidat i kemi të përbashkëta, dhe vetëm bashkë mund t’i tejkalojmë ato. Faleminderit për kontributin e vazhdueshëm që jepni në zhvillim të shoqërisë./rajonipress/