Kastrati nënshkruan tri marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar sot tri marrëveshje me përfaqësuesin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Vildane Maliqi udhëheqëse e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, si dhe Burim Krasniqi, zyrtar nga Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat.

Kryetari Qëndron Kastrati duke falënderuar FKEE-në, tha se nga këto marrëveshje komuna do të përfitojë duke ofruar shërbime sa më cilësore.
“Jemi duke u angazhuar që me anë të Fondit për Efiçiencë të Energjisë, në projektet që pritet të realizohen të sjellim shërbime sa më cilësore. Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve pritet që në projektin për ShFMU “Metush Krasniqi”, projektin për ndërtesën e Qendrës për Punë Sociale, si dhe projektin për ndriçimin publik, të kursejmë kosto të energjisë dhe buxhetit”, ka thënë ai.

Në anën tjetër edhe përfaqësi i FKEE-së, Admir Shala, tha se bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës për këto projekte është i mirëpritur.

“Falënderoj kryetarin për bashkëpunimin. Besoj që me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve do të ketë cilësi edhe më shumë në projektet që pritet të realizohen”, ka thënë ai./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).