UBT

Kastrati nënshkruan subvencionet e përfituara nga OJQ-të

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me koordinatoren për Kulturë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Azemine Maliqi, kanë pritur në takim Klubet Sportive dhe OJQ-të përfituese të subvencioneve. Në këtë takim kryetari Kastrati së bashku me të lartcekurit kanë nënshkruar subvencionet e përfituara.

“Edhe subvencionet në vlerë prej 52 mijë euro, i nënshkruam me përfituesit në fushën e kulturës e sportit, si dhe me organizatat joqeveritare. Urime të gjithëve e shumë suksese”, ka thënë Kastrati.

Mobi Casa

Edhe koordinatorja për kulturë, Azemine Maliqi, duke uruar përfituesit e këtyre subvencioneve theksoi se janë duke punuar në mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme.
“Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdimisht është duke punuar për të mbështetur aktivitetet e ndryshme si nga Klubet Sportive poashtu edhe OJQ-të. Ne mirëpresim të gjithë ata të cilët kanë ide të ndryshme që të realizojnë aktivitete të cilat e paraqesin më së miri komunën tonë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Klubet Sportive kanë përfituar subvencione në vlerë totale prej 31.500,00 euro, ndërsa OJQ-të kanë përfituar subvencione në vlerë totale prej 13.500,00 euro./rajonipress/