UBT

Kastrati nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Fondacionin Preda

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Qëndron Kastrati ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi më Valentin Hoxha, autoritet zbatues në kuadër të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur.

Projekti: “Stabilizimi i mëtejmë i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike” i njohur gjithashtu si “Socio – Projekti 2”, ka për qëllim bashkëpunimin në disa fusha si:
1. Mbështetja e bizneseve ekzistuese,
2. Fuqizimi i mëtejmë i organizatave të mbështetjes së biznesit,
3. Mbështetja e themelimit të bizneseve fillestare,
4. Themelimi dhe Mbështetja e Ndërmarrjeve Sociale,
5. Mbështetja e iniciativave për zhvillim të komunitetit.

Mobi Casa

Ndryshe Socio – Projekti 2 lanson Skemën e Granteve “Gratë në Biznes dhe Sipërmarrësit e Rinjë” në të cilën mund të aplikojnë gratë 18 – 65 vjeç, dhe të rinjtë 18 – 35 vjeç, të cilët janë të interesuar për të krijuar bizneset e tyre të reja në Komunën e Kamenicës.

Në fazën e parë, Projekti do të pranojë vetëm pyetësorë të plotësuar nga individë të interesuar, në të cilët do të përshkruhen idetë për biznes.
Periudha e aplikimit a përfunduar më 04 shkurt 2021.
Për çdo paqartësi mund të drejtoheni në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë./rajonipress/