ARKATANA

Kastrati nënshkruan marrëveshje me ish ministrin e Zhvillimit Rajonal për ndërtimin e kolektorit në Koretin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me ish ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Ivan Millojeviq, për ndërtimin e kolektorit në fshatin Koretin.

Kastrati duke falënderuar ish ministrin, ka thënë se kjo marrëveshje është tejet e rëndësishme për trajtimin e ujërave të zeza për banorët e Koretinit.
“Para dy ditësh, me ish ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal kam nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e kolektorit në fshatin Koretin. Kjo marrëveshje e cila ka shumën 127, 690.75 euro, është tejet e rëndësishme për trajtimin e ujërave të zeza për banorët e Koretinit, sidomos pjesa që nuk ka qenë e përfshirë nga projekti paraprak. Angazhimi ynë është maksimal për krijimin e infrastrukturës bazike për qytetarët tanë”, ka thënë ai duke falënderuar nënkryetarin Faton Jakupi për angazhimin e vazhdueshëm në këtë projekt.

ARKATANA

Edhe nënkryetari Faton Jakupi i cili ishte angazhuar për këtë projekt ka thënë se punët në Kamenicë po vazhdojnë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
“Ky projekt ka rëndësi pasi që tani do të trajtohen ujërat e zeza në Koretin dhe banorët më nuk do ta kenë si problem. Po vazhdojmë punët e mira për qytetarët e Kamenicës”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.