Fundamenti

Kastrati ndihet i lumtur, edhe shtatë të shëruar në Kamenicë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Lajm fantastik, sot edhe shtatë të shëruar plotësisht në komunën tonë. Numri i të shëruarve ka arritur në 12, ndërkaq që vazhdoni respektoni të gjitha udhëzimet dhe më e rëndësishmja #rriniNshpi. Edhe pak duroni, e pastaj i kthehemi normalitetit ka shkruar Qëndron Kastrati.

Gjithashtu Kastrati ka shkruar se të enjten janë bërë një muaj që nga identifikimi i rastit të parë në komunën tonë. Një muaj pas, i kemi pesë të shëruar plotësisht. Gjendja e të gjithëve është stabile. Të gjithë të infektuarit që kanë qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive janë kthyer në shtëpi.

Eco Higjiena

Ne çdo ditë kemi bërë punën tonë.
• Ua kemi siguruar shujtat tri herë në ditë;
• I kemi siguruar barnat esenciale, termometrat, dhe
• Kemi angazhuar psikologë që i kanë telefonuar për të parë gjendjen e tyre
• Fëmijëve në vetizolim u kemi siguruar lodra, libra me tregime, etj.
• Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta.
• Kemi ofruar linjën pa pagesë në QKMF dhe Komunë.
• Ekipi mobil i QKMF-së ka realizuar vizita të vazhdueshme në terren
• Ekipi në Dheun e Bardhë i mbuluar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Kamenicë

Sot jemi duke pritur edhe rezultatet e ritestimeve që janë bërë në Hodonoc e Topanicë, për të cilat urojmë se do t’i kemi të shëruar edhe shumë të tjerë. Është shumë me rëndësi që kujdesi për veten e rrethin të vazhdojë, duke marrë parasysh që luftën me pandeminë nuk e mposhtim dot pa ju.
#RriNshpi sepse ditë të mira na presin ka shkruar Kastrati./rajonipress/