UBT

Kastrati: Me Qipron pres rezultat pozitiv

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kosova e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Qipro, ku ka folur mbrojtësi Lirim Kastrati.

Më 2 qershor Kosova do ta luajë ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Si shumë të rëndësishme ndeshjen e parë në Qipro e vlerëson edhe Lirim Kastrati.

“Pres rezultat pozitiv. Të gjithë jemi në formë të mirë, derisa kur je pjesë e ekipit kombëtar është një ndjenjë ndryshe. Besoj se do të japim maksimumin për t’i treguar vlerat e shtetit tonë”, ka thënë Kastrati.

Fundamenti

Ai beson që Kosova mund të dalë e para e grupit në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

“Me punën serioze që jemi duke e bërë besoj se do të arrijmë sukses, ngase kemi kualitet dhe potencial”, ka shtuar ai.

Kastrati pret që “Dardanët” t’i qëndrojnë përkrah ekipit dhe së bashku t’i gëzohen sukseseve të reja.

Ekspedita e Kombëtares niset për në Larnaca, të mërkurën në mëngjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.