Uji Dea

Kastrati: Me punë dhe ide kreative do ta bëjmë Kamenicën atraksion turistik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Ky projekt në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh, i bashkëfinancuar nga UNDP dhe implementuar nga Proactive, synon të zhvillojë ekonominë dhe turizmin në Malësinë tonë ka thënë Qëndron Kastrati derisa ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbarëvajtjen e projektit “Rikthimi i Prosperitetit përmes Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore”.

Me udhëheqësin e organizatës Proactive Lavdim Klaiqi, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për mbarëvajtjen e projektit “Rikthimi i Prosperitetit përmes Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore”.

Uji Dea

Ky projekt në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh, i bashkëfinancuar nga UNDP dhe implementuar nga Proactive, synon të zhvillojë ekonominë dhe turizmin në Malësinë tonë përmes këtyre aktiviteteve:
Lansimi i kampanjës në fshatrat me potencial për turizëm, dhe informimi i banorëve rezident për këto mundësi;
Hartimi i projektit të shtigjeve të reja për ecje;
Trajnimi i banorëve të përzgjedhur në fushën e ofrimit të shërbimeve turistike;
Mbështetja deri në (20) njëzet familjeve për të përmirësuar kapacitetet në shtëpi, që mundësojnë pritjen dhe akomodimin e turistëve;
Zhvillimi dhe lansimi i platformës së projektit (www.kamenicaruralturism.org);
Pritja dhe akomodimi deri në (20) njëzet turistë në kapacitetet e reja, të sapo ngritura, në fshatra.
Me punë dhe ide kreative do ta bëjmë Kamenicën atraksion turistik ka shkruar Kastrati.