United Hospital

Kastrati: Ky është viti i Forcave të Armatosura të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka bërë me dije se kjo forcë është në pritje të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës për t’u transformuar në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Ai ka thënë se FSK-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet për ta ndërruar misionin dhe strukturën e saj.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka treguar se pret që brenda pjesës së parë të vitit 2015 të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Bazuar në prioritetet e qeverisë që ne dhe ju i kemi dëgjuar, Forca e Armatosur është ndër prioritet kryesore të tyre. Presim që në pjesën e parë të vitit 2015 kjo të ndodhë. Posa kjo të ndodhë, ne jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë sepse i kemi grupet e ekspertëve, planet afatgjata zhvillimore, planet mbështetëse dhe të gjitha përgatitjet që qysh në ditën e dytë ta implementojmë projektin. Ne jemi në përfundim e sipër të doktrinave dhe rregulloreve për forcën e ardhshme. Pra, e gjithë infrastruktura ligjore është gati. I presim vetëm ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Kastrati.

Ai ka vlerësuar se pas transformimit synimi kryesor i kësaj force mbetet anëtarësimi në NATO. “Çdoherë ne si objektiv final kemi anëtarësimin e Forcave të Armatosura në NATO, mirëpo për të ardhur deri te ky synim kemi shumë punë dhe një prej këtyre punëve është ngritja e profesionalizmit të forcës”, është shprehur Kastrati.

FIDANISHTJA

Duke folur për prioritetet e vitit 2015, ai ka paralajmëruar se kjo forcë do të orientohet në ngritjen e kërkimshpëtimit regjional.

Sipas tij, FSK-ja është e gatshme që qysh tash të marrë pjesë edhe në misione paqeruajtëse.

“Çdoherë dëshirë e jona e madhe dhe reale ka qenë pjesëmarrja e FSK-së apo e Forcave të Armatosura në operacione paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, BE-ja apo OKB-ja. Ne kemi kapacitete individuale, por edhe kolektive të japim kontribut dhe të bëhemi eksportues të sigurisë në vitin 2015”, ka deklaruar Kastrati.

Komandanti i FSK-së ka deklaruar se ndihet krenar me të gjitha të arriturat e kësaj force në vitin 2014, veçanërisht me aftësimin e pjesëtarëve të saj në shkollat më prestigjioze ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.