Kastrati: Komuna e Kamenicës si komunë kufitare duhet të ketë përparësi në investime

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Qëndron Kastrati tha se Komuna e Kamenicës si komunë kufitare duhet të ketë përparësi në investime, sidomos në viset malore. Po ashtu e përmendi edhe procesin e shpërnguljeve të qytetarëve nga kjo komunë, ku për çdo vit po zvogëlohet numri i banorëve, ndërsa me territor Kamenica është më e madhe se shumë komuna të Kosovës.

Kryetari i komunës Qëndron Kastrati dhe nënkryetari Faton Jakupi e mirëpritën Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës z.Pal Lekaj me bashkëpunëtorë.
Si rezultat i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes komunës dhe ministrisë në fjalë, për financimin e disa projekteve të infrastrukturës.

Ministri Lekaj ka shprehur vullnet dhe gatishmërinë për financimin e shumë projekteve tjera të infrastrukturës pas rishikimit të buxhetit. Ministri Leka, tha se do të financojmë projekte që do të jenë të qëndrueshme në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

Ndërkaq, kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, e ka falënderuar ministrin Leka dhe bashkëpunëtorët për gatishmërinë për ta përkrahur komunën e Kamenicës në sferën e infrastrukturës.

Uji Dea

Ai tha se Komuna e Kamenicës si komunë kufitare duhet të ketë përparësi në investime, sidomos në viset malore. Po ashtu e përmendi edhe procesin e shpërnguljeve të qytetarëve nga kjo komunë, ku për çdo vit po zvogëlohet numri i banorëve, ndërsa me territor Kamenica është më e madhe se shumë komuna të Kosovës.

Buxheti i vogël i komunës, si rrjedhojë e kriterit të ndarjes së buxhetit sipas numrit banorëve e godet shumë këtë komunë. Nënkryetari i komunës Faton Jakupi ngriti çështjen që disa rrugë në viset malore kanë nevojë që së paku të jenë të shtruara me zhavorr. Kërkesën e tillë ministri Lekaj e konsideroj të arsyeshme e që duhet të realizohet sa më parë.

Ministri si fillim i financimit i numëroi këto projekte:
Ura në fshatin Topanicë,250.000€, asfaltimi i rrugës lokale Kopërnicë, Bunari i Zenelit –SHFMU, 208,000,00€ ,(investime për këtë vit) rruga lokale në Kamenicë 131,745,00€ këto dy të fundit janë projekte dy vjeçare të filluara nga viti 2017.

Ministri kërkoi projektet të realizohen me kohë e pa stërzgjatje.
Kryetari Kastrati dhe nënkryetari Jakupi e falënderuan ministrin për vizitën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm./rajonipress/