RCCOLA

Kastrati : Komuna e Kamenicës është e përfaqësuar shumë mirë nga gjinia femërore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Në debat, Kastrati ka thënë se Komuna e Kamenicës është e përfaqësuar shumë mirë nga gjinia femërore, ku 6 nga 11 drejtoritë e komunës udhëhiqen nga gratë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, ka marr pjesë si panelist në lansimin e platformës “Forumi i gruas për siguri në Kosovë”.

UBT

Në debat, Kastrati ka thënë se Komuna e Kamenicës është e përfaqësuar shumë mirë nga gjinia femërore, ku 6 nga 11 drejtoritë e komunës udhëhiqen nga gratë.
“Komuna e Kamenicës trajton çështje të cilat i brengosin më shumë gratë në raport me sigurinë. Dhuna me bazë gjinore është më e ultë në Kamenicë, në raport me vendet e tjera të Kosovës,por kjo mund të jetë edhe rezultat i mos raportimit. Kemi qenë pjesë e marshit kundër dhunës në familje, kemi Zyrtaren për të Drejtat e Njeriut që organizon kampanja vetedijësuese nëpër shkolla e në bashkësi si dhe bashkëpunojmë me organizata qendrore”, ka theksuar ai.

Gjatë këtij debati, Kastrati tha se janë duke e hartuar Draft-Rregulloren Kundër Ngacmimit Seksual në Vendin e Punës dhe se janë duke punuar që të arrijnë objektivat për mirëqenien, pjesëmarrjen në vendimmarrje si dhe sigurinë e gruas./rajonipress/