ARKATANA

Kastrati: KFOR-i po vazhdon të mbështesë komunitetin tonë në mënyra të ndryshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme, Brikena Ramabaja, dhe Udhëheqësin e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave, Hysen Jerliu, kanë pritur në takim ekipën e LMT-së së KFOR-it.

I pari i komunës ka thënë se KFOR-i po vazhdon ta mbështes Komunën e Kamenicës në mënyra të ndryshme dhe se është mirënjohës për këtë.

ARKATANA

“KFOR-i po vazhdon të mbështesë komunitetin tonë në mënyra të ndryshme. Në takimin e rregullt që kishim me ekipën e LMT-së, diskutuam për përmirësimin e infrastrukturës pas vërshimeve të fundit, për ndihmën nga Forca e Sigurisë së Kosovës, për procesin zgjedhor, si dhe tema të tjera që lidhen me mirëqenien e qytetarëve tanë. Përherë mirënjohës për miqtë tanë dhe mbështetjen e tyre ndaj komunës tone”, ka thënë Kastrati.

Njëherësh edhe përfaqësuesit e ekipës së LMT-së u shprehën të lumtur për bashkëpunimin që Komuna e Kamenicës ka me KFOR-in./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.