Mobi Casa

Kastrati: Jemi të përkushtuar të hartojmë një buxhet sa më realist në të mirë të qytetarëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Takime të tilla do të mundohemi të mbajmë edhe jashtë minimumit ligjor. Jemi të përkushtuar të hartojmë një buxhet sa më realist në të mirë të qytetarëve.

Qëndron Kastrati ka vazhduar debatet në grupin e dytë të tubimeve në fshatrat Muqivërc, Dajkoc, Kopernicë, Shipashnicë e Poshtme, Karaçevë e Poshtme, Lisockë, Desivojcë, Tuxhec, Kamenicë, Roganë dhe Karaçevë e Epërme. Poashtu takim shumë të mirë patëm edhe me komunitetin serb e rom.

Mobi Casa

“Ishin takime shumë frytdhënëse për mua që t’i njoh sa më afër problemet e kërkesat e qytetarëve. Takime të tilla do të mundohemi të mbajmë edhe jashtë minimumit ligjor. Jemi të përkushtuar të hartojmë një buxhet sa më realist në të mirë të qytetarëve” ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/