RCCOLA

Kastrati: Jemi model për bashkëjetesën me komunitete

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kastrati tha se është falënderues për vizitën e tyre dhe se ndihet i kënaqur me bashkëpunimin e komunës me KFOR-in. “Jemi model për bashkëjetesën me komunitete, por kjo më shumë është meritë e qytetarëve. Ne kemi organizuar edhe kurse të gjuhës shqipe dhe serbe, ku një numër i madh i qytetarëve kane shprehur interesim për t’i mësuar gjuhët”, deklaroi Kastrati.

Zëvendës- komandanti i KFOR-it General Brigade John ka vizituar tw premtwn komunën e Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me Nënkryetarin Bojan Stamenkoviq dhe u.d Drejtoreshën e Arsimit Mirhane Morina sot pritën zëvendës-komandantin e KFOR-it General Brigade John Boyd dhe përfaqësuesit e tjerë të KFOR-it.

Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimit ekonomik në komunën e Kamenicës dhe bashkëjetesën e përbashkët me komunitete.

RCCOLA

Kastrati tha se është falënderues për vizitën e tyre dhe se ndihet i kënaqur me bashkëpunimin e komunës me KFOR-in.
“Jemi model për bashkëjetesën me komunitete, por kjo më shumë është meritë e qytetarëve. Ne kemi organizuar edhe kurse të gjuhës shqipe dhe serbe, ku një numër i madh i qytetarëve kane shprehur interesim për t’i mësuar gjuhët”, deklaroi Kastrati.

Ndërsa, zv.komandanti i KFOR-it General Brigade John Boyd tha se do të vazhdojë të përkrah komunën e Kamenicës.
“Është një tregim shumë i mirë për qytetin tuaj, andaj do të ju ndihmojmë të sjellim njërëz që të jemi vazhdimisht në kontakt me ju”, deklaroi ai.

Ndërkaq, krerët e komunës së bashku më KFOR-in vizituan ambulantën e komunitetin serb, qendrën kryesore të mjekësisë familjare, shkollat fillore “Fan s. Noli” dhe “Desanka Maksimoviç”./rajonipress/