Kastrati ia nis mirë stinorit në Norvegji
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Flamur Kastrati e ka nisur stinorin e ri në elitën e futbollit norvegjez.Anëtari i skuadrës Stromsgodset, ka qenë titullar duke luajtur për gjatë 90 minutave në takim me Valerengan ku pësuan humbje 3-1.
Goli i vetëm për skuadrën e kosovarit u shkrua si auto gol por në fakt merita më e madhe ishte e Flamurit.
23-vjeçari bëri një depërtim të mirë në zonë dhe goditi mirë por mbrojtësi kundërshtar e futi gabimisht topin në rrjetë.
Kujtojmë që Kastrati llogaritët si ndër lojtarët më të mirë në kampionatin norvegjez dhe mund të largohet në drejtim të ndonjë kampionati më të mirë gjatë verës. /Telegrafi/


