FIDANISHTJA

Kastrati: Gjuha kundër pjesëtarëve të UÇK-së, e turpshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-komandanti i UÇK-së, Kadri Kastrati, tha për rtv21 se gjuha e përdorur nga Kurti dhe zyrtarët e LVV-së kundër ish-komandantëve të UÇK-së nuk i bën nder Kosovës, por as vetë subjekteve politike.

Sipas tij, qëllimi i pjesëtarëve të UÇK-së ka qenë çlirimi i Kosovës dhe, siç tha ai, etiketimet nga politikanët janë të turpshme.

KKVITI

“Është e papranueshme, shumë ofenduese dhe shumë e ulët që, si nga kryeministri në detyrë, ashtu edhe nga kushdo tjetër, krerët e UÇK-së dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës në përgjithësi të quhen me terma të ndryshëm. Gjithashtu, edhe në rrjetet sociale po shoh se çfarë po bëhet, duke i ofenduar njerëzit me etiketime të ndryshme. Kjo është shumë e ulët dhe nuk do të duhej të ndodhte. Unë apeloj tek ata që udhëheqin shtetin, nga kryeministri te ministrat dhe deputetët, që po përdorin gjuhë ofenduese ndaj njerëzve të UÇK-së, të mos bëjnë gjëra të tilla, sepse nuk i bëjnë nder vetes dhe familjeve të tyre. Sot, 27 vjet pas luftës, të përdoret një fjalor i tillë jo vetëm që është e papranueshme, por është edhe e turpshme”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.