Uji Dea

Kastrati: Gjithmonë do ta kemi në mendje të ardhmen e fëmijëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari Kastrati dhe drejtoresha e Arsimit Ismete Thaçi, vizituan shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati bashkë me drejtoreshën për Arsim, Ismete Thaçi kanë vizituar sot shkollat fillore dhe të mesme.

Kastrati e Thaçi uruan nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit të ri shkollor.
Kastrati tha se vështirësitë dhe problemet e arsimit të shtresuara ndër vite, do t’i kalojnë bashkërisht duke pasur gjithmonë në mendje të ardhmen e fëmijëve.
“E kemi për detyrë që nxënësve t’u krijojmë kushte më të mira mësimi e mësimdhënësve kushte më të mira pune”, tha ai.

Uji Dea

Sipas tij, kjo nuk është detyrë e lehtë sepse problemet janë të mëdha e që nuk mund të zgjidhen shpejt si me shkop magjik.
“Unë e kam vullnetin e vendosmërinë që bashkë me ju të sigurojmë që sistemi arsimor të funksionojë mbi parimet e barazisë, profesionalizmit e rritjes së cilësisë në arsim”, deklaroi kryetari Kastrati./rajonipress/