RCCOLA

Kastrati: Ftoj organet e drejtësisë të trajtojnë rastin me seriozitetin më të lartë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Vrasja e qytetarit nga Muqiverci në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, prej një pjesëtari të Policisë së Kosovës na ka tronditur të gjithëve ka shkruar Qëndron Kastrati.

Hidromorava

Kastrati ka thënë se ky rast shpërfaqë padrejtësinë, pabarazinë që përjetohet nga individë më të pambrojtur të shoqërisë përballë atyre që zotërojnë pushtetin, e në rastin më flagrant – siç ishte rasti i sotëm – përballë policit që duhet të reflektojë e ofrojë siguri. Ftoj organet e drejtësisë të trajtojnë rastin me seriozitetin më të lartë. Familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta ka shkruar kreu i Kamenicës./rajonipress/