RCCOLA

Kastrati, fansi “më i krisur” i Bajernit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

FC Bayern ka qenë prej kohësh një klub i madh. Por për madhështinë e tij, Bajerni i ka bindur edhe njëherë futbolldashësit me fitoret e fundit kundër Barcelonës si dhe me titullin e kampionit në bundesligë, që e ka siguruar 5 javë para përfundimit të kampionatit.

FC Bayern po ashtu gjithmonë ka pasur adhurues të shumtë shqiptarë. Shumë kohë para se në radhët e tij të kalonte Xherdan Shaqiri. Një shembull në këtë drejtim e jep edhe një shqiptar që jeton në Gjermani, me prejardhje nga Kosova me mbiemrin Kastrati, emrin e të cilit nuk mundëm ta mësojmë. Ai merr pjesë në garën shpërblyese që e publikon portali gjerman Merkur.de për “Fansin më të krisur të Bajernit”.

Eco Higjiena

Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë fotografitë me të cilat dëshmojnë adhurimin e klubit nga Munihu dhe në fund bëhet përzgjedhja e fotografive, me ç`rast më të mirat do të shpërblehen me të holla.

Dërguesit e fotografive duhet që të shkruajnë edhe disa rreshta tekst ku tregojnë arsyen përse e duan Bayernin. Kastrati, që jeton në Giengen të Gjermanisë ka shkruar: “Unë e dua Bajernin sepse jam shqiptar nga Kosova. Unë i dua gjermanët dhe kam qenë gjithmonë një fans i Bajernit. Gjaku im është FC Bayern”.(albinfo)