RCCOLA

Kastrati falënderon vullnetarët që u përkujdesën për familjet nevojtare

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Gazi, Uvejsi, Aureli, Arbnorja, Erosi, Eriku, Gentriti e Ylli, janë vullnetarët që nuk kanë pushu së na ndihmuari as edhe një ditë në këtë periudhë të pandemisë. Nga muaji prill janë përkujdesur në shpërndarjen e pakove ushqimore, medikamenteve mjekësore, materialeve mbrojtëse, lodrave për fëmijët e termometra, për familjet e izoluara, të infektuarve e familjeve me asistencë sociale dhe atyre në nevojë ka thënë Qëndron Kastrati.

Mobi Casa

“Faleminderit të gjithëve pa dallim që keni përcjellur vlera të mira, pozitivitet e përkushtim në këto ditë të vështira. Faleminderit gjithë donatorëve nga Kamenica e Diaspora që nuk u kursyen kur ishte fjala për nevojat e familjeve, sidomos të medikamenteve mjekësore. Shpresoj që herave të tjera të jemi bashkë për gjana të mira e pozitive për komunitetin. Mirënjohës pafund” ka shkruar Kastrati./rajonipress/