Fundamenti

Kastrati falënderon mjekët e infermierët vullnetarë për kontributin e dhënë në situatën me COVID-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Mjekë e infermierë, të cilët kanë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, e që për momentin janë të papunë, kanë shprehur dëshirë dhe vullnet që t’i dalin në ndihmë stafit shëndetësorë të Komunës së Kamenicës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar të gjithë këta vullnetarë për punën e tyre, ka thënë se është shumë krenarë që përveç profesionalizmit në punë, janë edhe humanë.
“Mjekë e infermierë, vullnetarë në pikën kufitare. Këta janë doktorët e infermierët vullnetarë, që po i dalin në ndihmë stafit mjekësor të QKMF-së në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. Disa në ndërrim të mëngjesit e disa në atë të natës, por gjithmonë plot vullnet e energji për punën. Po e ritheksoj edhe njëherë që jam shumë krenar me kuadrot e Kamenicës sepse përpos profesionalizmit, janë humanë e solidarë. Shqiponjë, Fisnik, Erolind, Vlerë, Granit, Qendrim, Qemajl, Edonis, Blinerë e Jetmir, faleminderit për kontributin që jepni në këtë periudhë pandemie, pa kërkuar asgjë në këmbim”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Kastrati u ka bërë thirrje që të vazhdojnë kujdesin për veten, rrethin e familjen tuaj. Mos shtrëngoni duart e pastrojini vazhdimisht me sapun!/rajonipress/