Fundamenti

Kastrati e Stamenkoviq takohen me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati dhe nënkryetari Bojan Stamenkoviq, janë takuar sot me ambasadorin e Britanisë së madhe në Kosovë Ruairi O’Connell.

Ata vizituan së bashku objektin ku ka filluar implementimi i projektit “Punëtori Kreative Multietnike”, në shkollat “Fan.S.Noli” dhe “Desanka Maksimovic” në Kamenicë.

RCCOLA

Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së madhe në Kosovë dhe kryetari Kastrati, nënkryetari Stamenkoviq dhe ambasadori O’Connell kanë vizituar punëtoritë kreative.

Në këtë takim është bërë edhe prezantimi i kursit të gjuhës VOC-UP për nxënësit shqiptarë dhe serb./rajonipress/