Fundamenti

Kastrati e quan të rëndësishëm rregullimin e kanalizimit në lagjen “Dëshmorët e kombit”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Punimet për rregullimin e problemit të kanalizimit në lagjen e re afër shkollës “Dëshmorët e Kombit”, janë duke vazhduar. Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se ky projekt është mjaft i rëndësishëm për banorët që jetojnë në atë pjesë.

“Në vazhdën e rregullimeve të problemit me kanalizim në lokalitete të ndryshme të komunës sonë, po vazhdojnë punimet për rregullim edhe tek lagja e re, afër shkollës “Dëshmorët e Kombit”.

Shefi i kabinetit Meriton Ramabaja e akterë të tjerë përfshirës, sot kanë vizituar punimet e këtij projekti tejet të rëndësishëm për banorët e kësaj pjese. Vazhdojmë”, ka shkruar ai.

Eco Higjiena

Ndërkaq, shefi i kabinetit Meriton Ramabaja i cili po monitoron punimet nga afër, tha se projekte të tilla që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës do të vazhdojnë.

Sipas tij, çështja e kanalizimit është një nga shqetësimet e banorëve, për çka edhe janë duke u angazhuar vazhdimisht në zgjidhjen e këtij problemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.