Fundamenti

Kastrati e quan lajm fantastik ndarjen e fondeve të Qeverisë për projektet e Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Me kërkesë të Ministrit, Bedri Hamza dhe me aprovimin e Kryeministrit Haradinaj, pas insistimit tim të vazhdueshëm bashkë me kolegët e kabinetit, qeveria ka ndarë fonde shumë të rëndësishme për projektet e qytetit të Kamenicës ka thënë Qëndron Kastrati.

Kastrati ka sqaruar se përmes këtij vendimi kemi siguruar gjithsej 424,526 € të hyra shtesë në buxhetin e këtij viti.

296,526 € për projektin e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Roganë, Hodonoc, Muçivërc, Dajkoc, Novosellë.

Hidromorava

Ky projekt i cili ka qenë bashkëpunim me agjensionin zhvillimor të Zvicrës SDC, ka mbetur i bllokuar për vite të tëra. Unë jam i vendosur që përballë interesit qytetar të kapërcej çfarëdo dallimi. Ky projekt do të zgjidhte çështjen e ujit të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të territorit të komunës ka saktësuar Kastrati.

78,000 € për ndarje të subvencioneve. Këto të holla do t’i procedojmë shumë shpejtë përmes shpalljes publike për projekte në fusha të ndryshme.

50,000 € për shpenzime komunale me të cilat do të paguhen disa borxhe të trashëguara.
Falënderim të veçantë për ministrin dhe qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe urime për qytetarët për përfitimin e projekteve ka thënë Kastrati./rajonipress/