UBT

Kastrati dhe Policia e Kosovës bëjnë apel për vigjilencë ndaj zjarreve që kanë përfshirë territorin e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës të kenë kujdes e të mos shkaktojnë zjarre me qëllim, apo në mënyrë jo të qëllimshme në mjedis të hapur dhe në vende të pasiguruara; të mos ndezin hamullore dhe sipërfaqe të tjera, mbeturina apo materiale të tjera të djegshme. Këto aktivitete po shkaktojnë rrezik në sigurinë e përgjithshme të qytetarëve, por edhe dëme të mëdha në pasuritë dhe të mirat publike dhe private ka thënë Qëndron Kastrati.

“Ju bëjmë me dije se zjarrëvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj. Poashtu, kërkojmë nga të gjithë ju, që në rast se shihni ndonjë ndezje eventuale të zjarrit, menjëherë t’i njoftoni Njësinë e Zjarrfikësve apo Policinë e Kosovës, sepse lajmërimi dhe alarmimi me kohë i shfaqjes së zjarrit mundëson intervenimin e shpejtë dhe efikas të shërbimeve të zjarrëfikjes në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Duke vepruar kështu ju përmbushni obligimin tuaj qytetar dhe kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët jetësor nga rreziqet e zjarrit” ka shkruar Kastrati./rajonipress/

Mobi Casa

Numrat emergjentë pa pagesë të disa institucioneve me rëndësi që duhet t’i keni parasysh janë:
Zjarrfikësit — 193
Policia e Kosovës — 192
Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës/Emergjenca — 112