Fundamenti

Kastrati dhe Ministrja Hoxha, diskutojnë me të rinjtë e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me Ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha dhe Ambasadoren e Suedisë Karin Nernmarck Ahliny, kanë mbajtur diskutim të hapur me nxënësit dhe studentët e komunës së Kamenicës.

Me të rinjtë e Kamenicës u diskutua për mundësitë e edukimit të ofruara nga vendet anëtare të BE-së, proceset integruese dhe rëndësinë e qytetarisë aktive.

Kryetari Kastrati tha se Kamenica është njëra nga qytetet që ka prezantuar vlerat e BE-së, duke filluar nga gjithëpërfshirja e komuniteteve, pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje, transparenca e barazia gjinore.

“Inkurajova nxënësit e studentët t’i shfrytëzojnë mundësitë që po na vijnë në aspektin e edukimit nga vendet anëtare të BE-së”, tha ai.

Ndërkaq, Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha se është e kënaqur t’a vizitoj Komunën e Kamenicës, në kuadër të Ditës së Evropës.

Uji Dea

“Këtu kemi rastin dhe shembullin më të mirë se si duket gjithëpërfshirja. Komuna e Kamenicës është shembulli se si duhet respektuar ligji për respektimin e barazisë gjinore”, u shpreh ajo.

Kurse Ambasadorja e Suedisë Karin Nernmarck Ahliny, u shpreh jashtëzakonisht e lumtur për praninë e saj në këtë diskutim duke shtuar se rinia është e ardhmja e këtij vendi dhe se ata duhet të angazhohen sa më shumë në secilin proces.

Gjithashtu e pranishme në këtë diskutim ishte edhe Diellza Mujaj, bursiste e programit të financuar nga BE-ja dhe Ministria e Integrimit Evropian.

Ajo ndau përvojën e saj në lidhje me bursat që ka ofruar zyra e BE-së dhe i inkurajoi të gjithë nxënësit të njoftohen me këto programe./rajonipress/