Kastrati dhe Hamza, përuruan fillimin e punimeve për projektin e furnizimit me ujë në gjashtë fshatra të Kamenicës

Kamenicë – Kryetari Qëndron Kastrati bashkë me Ministrin e Financave Bedri Hamza, bënë përurimin e punimeve për furnizimin me ujë në fshatrat Hodonoc, Roganë, Novosellë, Muqivërc, Dajkoc dhe Shipashnicë të Poshtme.

Projekti për furnizimin me ujë përfshinë puset, stacionin e pompimit (pompat që dërgojnë ujin në rezervuar dhe trafon), rezervuarin me vëllim V- 1000 m3 dhe rrjetin shpërndarës në këto fshatra rreth 35km.

Kryetari Kastrati tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për 25% të banorëve të Kamenicës dhe se i është mirënjohës ministrit Hamza për përkrahjen e vazhdueshme.
“Falënderoj jashtëzakonisht shumë ministrin Hamza për mbështetjen e tij të vazhdueshme, Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim dhe organizatën joqeveritare CDI”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ministri Hamza tha se gjithmonë do ta kemi mbështetjen e tij dhe se është i kënaqur që kryetari Kastrati po mundohet t’i shtyej projektet përpara.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), Qeveria e Kosovës – Ministria e Financave dhe Komuna, projekt ky i cili ka vlerën prej 883.056.00€./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).