United Hospital

Kastrati dëshiron ta braktisë Kosovën për Kroacin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati, i cili deri më tani është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës u-21, në një intervistë për Index.hr ka thënë se dëshiron ta lë Kosovën, dhe t’i bashkohet Kombëtares së Kroacisë.

Kastrati ka pasur paraqitje mjaft të mira për Lokomotiva Zagrebin. Kosovari është golashënuesi i dytë më i mirë me pesë gola në kampionatin kroat, përcjellë Gazeta Express.

“Unë kam biseduar me njerëz nga të dy federatat, por nuk kam vendosur ende. Kam dëshirë të luaj për Kroacinë. E di se nuk e kam pasaportën e Kroacisë, por për tri vjet mund ta marrë atë dhe më pas do të mund të luaj për ekipin kombëtar kroat”, ka thënë Lirimi.

“Në Kroaci futbolli është më i mirë dhe më i fortë se në Kosovë dhe Shqipëri e vërtet do të më pëlqente të bart fanellën e Kroacisë”, u shpreh Kastrati për Sports News, citon Index.hr.

FIDANISHTJA

Deklarata e tij është shokuese për Kombëtaren e Kosovës, e cila shpreson për ta marrë në skuadër të riun e talentuar.

Kastrati në ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Kosovës U-21, ai asistoi në golin e Florent Hasanit ndaj Irlandës, ndeshja që përfundoi me barazim.

Deri tash, Kastrati ka luajtur për Shqipërinë U-17 dhe Kosovën U-19 dhe U-21, ndërsa tani ëndrra e Lirim Kastrati mbetet Kombëtarja e Kroacisë, përkrahë yjeve, të cilët shkuan deri në finale të Kupës së Botës gjatë kësaj vere në Rusi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.