GRANDEMALL

Kastrati dëgjon sfidat dhe problemet që kanë banorët e fshatit Meshinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari Kastrati së bashku me drejtorin Arifi dhe drejtorin Ibrahimi vizitojnë banorët e Meshines, diskutojnë për sfidat e tyre.

Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi dhe drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi kanë vizituar sot banorët e fshatit Meshinë.

FITORJA

Kastrati ka thënë se gjatë kësaj vizite ka dëgjuar sfidat dhe problemet që kanë banorët e këtij fshati.
“Ditën e nisa në Meshinë, me disa nga banorët e këtij fshati. Dëgjova sfidat e problemet me të cilat hasin dhe diskutuam për gjendjen e banorëve e fshatit në përgjithësi. Kërkesat e tyre ishin modeste, për çka edhe i falënderoj, sepse qytetarët tanë e kanë të qartë që buxheti i një komuneje si Kamenica është tejet i vogël në raport me nevojat e këtij vendi të shpërndarë territorialisht”, ka thënë Kastrati.

Drejtori Naim Arifi tha se me banoret e fshatit Meshinë kanë diskutuar për vështirësitë që ata kanë.
“Ne i dëgjuam sfidat e tyre. Jemi duke u munduar si komunë me buxhetin që kemi që t’iu dalim në ndihmë këtyre banorëve”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.