Kastrati: COVID 19 ua mori jetën 15 qytetarëve të Kamenicës, kurse janë shëruar 180

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Që nga 30 marsi kur edhe u identifikua rasti i parë me #COVID19 në Kamenicë, vazhdimisht kemi qenë të angazhuar në menaxhimin e situatës. Sot pas shtatë muajve, numri i rasteve të identifikuara është 204, prej tyre 180 të shëruar plotësisht, 15 të vdekur dhe nëntë raste aktive ka shkruar Qëndron Kastrati.

KKGJILAN

“Krahasuar me ditët e kaluara kur numri i të infektuarve në nivel Kosove ishte më i ulët, sot patëm 205 raste me virusin SARS-CoV-2. Kjo duhet të na vetedijësojë të gjithëve që ta vazhdojmë kujdesin duke respektuar udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Vendoseni maskën, dezinfektoni duart e kujdesuni për njëri-tjetrin” ka thënë Qëndron Kastrati./rajonipress/