Kastrati asiston në barazim

Sulmuesi kosovar, Flamur Kastrati, ka asistuar në barazimin 1:1 të Erzgebirge Aues me Aalenit. Ndeshja e javës së 23-të të Bundesligës 2 të Gjermanisë u luajt të premten mbrëma.
Kastrati asistoi në minutën e dhjetë për rezultatin 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 57-të. Ky ishte asistimi i tij i dytë në katër paraqitje për Auen. Aue është e 14-ta me 24 pikë. Faton Toski luajti deri në minutën e 66-të për Bochumin që barazoi 2:2 me Duisburgun.
Ndërkohë, Odise Roshi luajti pjesën e dytë për FSV Frankfurtin që u mposht 3:0 nga St. Paul.