RCCOLA

Kasnecët e pushtetit lokal!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, artikullin e botuar në “Titull”, me titull: “Jonuz Musliu me kërkesat e tij “ bllokon ” tre Kuvendet shqiptare”, e vlerëson të njëanshëm, tendencioz dhe ndjellakeq.

Një portal si ky www.titulli.com, nuk është hera e parë, që thirret në “kushte anonimiteti”, për të degraduar dhe tallur liderë të opozitës, por një praktikë të tillë gati se e ka bërë rutinore.Kështu thuhet në reagimin e LPD-së që udhëhiqet nga Jonuz Musliu.

Nuk është Jonuz Musliu, kryetari i LPD-së, ai, që bllokon kuvende, kinse për kërkesat e tij, për ta udhëhequr seancën e përbashkët të tre kuvendeve të këshilltarëve shqiptarë: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por janë ata të cilët lidhin koalicione me serbë dhe bashkëpunojnë me Beogradin, në dëm të interesave shqiptare.

Mobi Casa

LPD-ja, shpesh ka qenë bartëse e iniciativave dhe kryesuese e seancave të përbashkëta të këshilltarëve shqiptarë, prandaj nuk i mbetet merak liderit të saj ta udhëheq, qoftë edhe këtë seancë, nëse mbahet ndonjëherë.

Jonuz Musliu, ka kërkuar në takimin e përbashkët të spektrit politik, që seanca e këshilltarëve të udhëhiqet nga kushdo qoftë, vetëm jo nga ata që me këshilltarët e Daciqit kanë lidhur koalicion dhe nuk është kryetari i LPD-së, i cili e ka braktisur mbledhjen, por ata që në “kushte anonimiteti”, i japin informata telallit të pushtetit me titull: “Titulli”.

Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, fton faktorin politik shqiptar për mature politike, unitet dhe syqeltësi dhe të mos bien nën ndikimin e disa individëve dhe subjekteve politike, të cilët nuk e kanë për dert gjendjen e acaruar politike, por kolltukët e tyre, të cilat i ruajnë me partnerë strategjik nga Beogradi, thuhet mes tjerash, në reagimin e kryesisë së LPD-së. /rajonipress/