Kasimpasa dëshiron ta blejë Hadërgjonajn

Futbollisti kosovar mund të vazhdojë të luajë në Turqi pasi e do një ekip ku do të mund të luajë në vazhdimësi, në mënyrë që ta zë një vend titullari edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

Florent Hadërgjonaj mund ta vazhdojë karrierën në Turqi, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar e kaloi sezonin e fundit në ekipin Kasimpasa në formë huazimi nga Huddersfieldi.

Mirëpo, mediat britanike shkruajnë se klubi turk po mendon ta blejë përfundimisht mbrojtësin e djathtë kosovar.

Futbollisti i rritur në Zvicër kishte mbetur jashtë skuadrës angleze në sezonin 2019/2020 dhe kishte vendosur që në janar t’i bashkohej Kasimpasas.

Huddersfieldi është i gatshëm ta shesë Florentin, por për një çmim të arsyeshëm.

Ditëve të fundit flitej se Hadërgjonaj do t’i bashkohej Olympiakosit, por klubi grek nuk arriti marrëveshje me Huddersfieldin.

Hadërgjonaj mund të vazhdojë të luajë në Kasimpasa pasi e do një ekip ku do të mund të luajë në vazhdimësi, në mënyrë që ta zë një vend titullari edhe në Përfaqësuesen e Kosovës. /Gazeta Express/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).