Kasapolli: Kosova ka avancuar drejt BE’së

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Integrimeve Evropiane Gëzim Kasapolli, ka vlerësuar se Raporti i Progresit edhe këtë vit do të evidentojë sfida që e presin Kosovën si dhe sukseset që janë arritur gjatë këtij viti.

Ai ka veçuar se sfida edhe më tutje mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimi i administratës publike. “Megjithëse Kosova ka avancuar drejt BE’së. Kanë mbetur sfidë luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimi i administratës publike”, ka thënë Kasapolli. /Epoka e Re/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS