Kasami shpreson ta festojë titullin në fund të muajit

Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami shpreson që me skuadrën e tij Olympiacos ta fitoi titullin e kampionit në fund të këtij muaji.
Ai është i kënaqur me ecurinë që ka pasur skuadra greke. Olympiacos në 16 ndeshje ka po aq fitore. “Nëse vazhdojmë me këtë ritëm gjatë këtij muaji, atëherë unë mendoj se do të jemi kampionë”, ka thënë Kasami për “Blick”, përcjell sot Koha Ditore.
Olympiacos ka 48 pikë, 18 më shumë se përcjellësi i parë AEK-u. Këtë edicion me Olympiacosin, Kasami ka shënuar një gol dhe ka kontribuuar me një asistim në dhjetë ndeshje të zhvilluara në Superligën e Greqisë.
Për Kasamin 23-vjeçar do të ishte titulli i dytë rresht dhe i 43-i për skuadrën e Olympiacosit.
http://koha.net/?id=6&l=92050