ARKATANA

Kasami shënon dy gola të bukur ndaj St Gallenit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami ka shkëlqyer sot (e shtunë) me Sionin ndaj St Gallenit në Superligën e Zvicrës.

Sioni ka barazuar me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj St Gallenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit zviceran.

Megjithatë, në këtë barazim të vendasve shenj ka arritur të lë sulmuesi shqiptar, Kasami.

Kasami ka arritur të shkëlqej në këtë ndeshje me dy gola, ku i pari ishte thjeshtë superior.

UBT

Goli i parë i Kasamit erdhi në minutën e 24-të të ndeshjes dhe ishte fenomenal pasi u shënuan nga goditja e këndit.

Sulmuesi nga Gostivari arriti të shënoj edhe në minutën e 55-të për 2-1 pas asistimit të shqiptarit tjetër të Sionit, Ermir Lenjani.

Me këto dy gola, Kasami e sheh veten në kuotën e shtatë golave dhe katër asistime deri më tani këtë sezon, ndërsa Lenjani ka tri gola dhe tri asistime.

Në anën tjetër, Sioni renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë apo vetëm dy pikë më pak se pozita që i dërgon në garat evropiane./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.